U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi
Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë këtë të diel pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.
Adoleshentja ishte dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ditën e shtunën, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë ku ka ndërruar jetë.
Referuar këtij rasti, personeli i spitalit të Durrësit, familjarët e tyre, por dhe cilido që pati kontakt me të renë, është urdhëruar nga Drejtoria e Shëndetit Publik të bëjnë vaksinën përkatëse, shkruan A2.
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate, të quajtura meningje, që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.
Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut, i cili është kërcënues për jetën dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave. Kjo sëmundje është ngjitëse ndaj mjekët bëjnë apel të mos neglizhohet asnjë gjendje shëndetësore.