Lëndohen dy persona, dyshohet se shpërtheu një bombolë gazi në Veternik
Kronika
December 13, 2024 - 19:10
Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer sot rreth orës 16:00 në Veternik, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.
“Po ashtu bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.