Gjoba shoferit dhe kompanisë që transportuan llamarinë jashtë përmasave të lejuara

Gjoba shoferit dhe kompanisë që transportuan llamarinë jashtë përmasave të lejuara

Kronika December 13, 2024 - 14:31

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15, në rrugën magjistrale Ferizaj - Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, kanë ndaluar shoferin Z.H. (M/K) i moshës 55-vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Policia njoftoi se shoferit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 40 eurove, ndërsa për personin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara, i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej 300 eurove.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.