Arrestohen dy persona pas rrahjes masive në Gjakovë, ku u përdorën armë e thika
Kronika
December 12, 2024 - 14:07
Dy persona janë arrestuar si pasojë e një rrahjeje masive që ka ndodhur mbrëmë vonë në Gjakovë.
Në këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
Dyshohet se aty është përdorur edhe arma e zjarrit.
Lidhur me rastin detaje shtesë ka dhënë Policia e Gjakovës, përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezaj.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluar janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek, një karikator dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit të Shtetit dy personat e arrestuar janë ndalur në mbajtje, si dhe është iniciuar rast ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuara të armëve’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai.