Mbajtën targat “Kosova është Serbi”, Apeli lë në paraburgim ushtarët malazezë
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i lërë në paraburgim dy ushtarët dhe një shtetas të Malit të Zi.
Ata para disa javësh kishin shkuar në Manastirin e Deçanit, ku në targat e veturës së shkruante “Kosova është Serbi”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Laureta Ulaj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media.
Kështu, mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës Themelore, ku shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.