Dogana e Maqedonisë konfiskoi 114 pjesë për vetura në vlerë të 64 mijë denarëve

Dogana e Maqedonisë konfiskoi 114 pjesë për vetura në vlerë të 64 mijë denarëve

Kronika December 11, 2024 - 18:08

Drejtoria e Doganave ka shpërndarë raportin javor, ku njoftohet se doganierët në pikën kufitare “Bllato”, kanë konfiskuar pjesë për vetura në vlerë të 64.150 denarëve.

“114 copë autopjesë të ndryshme (priza të ngrohjes, stabilizues, kandele, zorra uji, filtra karburanti dhe të tjera) janë gjetur në kamionin me targa të Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar “Bllato”.

Vlera e mallit të konfiskuar përkohësisht është 64.150 denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.