Gëzim Sveçla para Gjykatës, Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Gëzim Sveçla para Gjykatës, Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Kronika December 11, 2024 - 12:06

Asamblisti i LVV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të Komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Në lidhje më këtë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se do të kërkojë caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

I njëjti nga Prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi ose dëmtimi i pasurisë”.

‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, nga Neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria. /GazetaExpress