Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ua gjen mbi 23 mijë euro tre shtetasve serbë
Kronika
December 10, 2024 - 10:17
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Beogradit në Doberçan të Gjilanit.
Dyshohet se tre personat që gjendeshin në veturë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtët është gjetur një shumë parash prej 23.150 eurove dhe 3000 dinarë, transmeton Zeri.info.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri