Një grua raporton vajzën e saj dhe dhëndrin për presion psikologjik

Një grua raporton vajzën e saj dhe dhëndrin për presion psikologjik

Kronika December 10, 2024 - 09:59

Një grua nga Prishtina ka raportuar vajzën dhe dhëndrin e saj në Polici.

Sipas raportit, ajo ka presion psikik nga dhëndri dhe vajza e saj, me të cilët jeton në të njëjtën banesë.

“Ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri