Një muaj paraburgim për shtetasin serb, dyshohet për përgatitje të vrasjes
Foto: Laura Hasani

Një muaj paraburgim për shtetasin serb, dyshohet për përgatitje të vrasjes

Kronika December 07, 2024 - 15:16

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj një shtetasi të Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“E Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprës penale Vrasje’, ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprën penale ‘Mashtrimi’. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, ka deklaruar Gashi.