Arrestohet një serb, dyshohej se kishte plan për vrasje duke u hequr si person zyrtar

Arrestohet një serb, dyshohej se kishte plan për vrasje duke u hequr si person zyrtar

Kronika December 06, 2024 - 09:37

Një serb është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Përgatitje e veprës penale vrasje”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrim”.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë / 03.04.2024 – NN. Më 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri