Policia jep detaje për aksidentin te “Kroi i Mbretit” [foto]
Kronika
December 05, 2024 - 15:35
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e lart tek vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se në aksident janë përfshirë tri vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
“Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare raportohet se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësorë . Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit””, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Zëri më herët ka publikuar pamje nga ky aksident të cilat mund t’i gjeni më poshtë: