Vetura godet për vdekje një 75-vjeçar në Kopiliq të Skenderajt
Vetura ka goditur për vdekje një person të moshës 75-vjeçare në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në konfirmim.