Kallëzim penal ndaj dy personave në Strumicë, dyshohen për “tentim vrasje”

Kallëzim penal ndaj dy personave në Strumicë, dyshohen për “tentim vrasje”

Kronika December 04, 2024 - 16:49

MPB njofton është dorëzuar kallëzim penal ndaj dy personave nga Strumica për shkak se kanë tentuar të vrasin një person.

“SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.H.(18) nga Strumica për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për “vrasje në tentativë” dhe ndaj V.T. (22) nga Strumica për shkak të dyshimit për “ndihmë” në lidhje me “vrasje në tentativë” dhe “kanosje me armë të rrezikshme gjatë përleshjes apo zënkës”.

Me datë 27.10.2024, para një lokali në Strumicë, i akuzuari i dytë i ka sulmuar fizikisht R.D.(21), A.N.(19) dhe S.D. Më pas, në një lokacion tjetër në Strumicë, i akuzuari i parë me send të mprehtë i ka shkaktuar një plagë me thikë në zonën e barkut Gj.Gj. nga Radovishi”, thuhet në njoftim.