Ia vrau qenin me pushkë gjuetie, shoqërohet në Polici ferizajasi
Kronika
December 04, 2024 - 09:23
Një person nga fshati Saraishtë e Ferizajt është shoqëruar në stacionin policor.
Ai dyshohet se me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e një personi tjetër, transmeton Zeri.info.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës, mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri