Një tjetër i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit del sot para Gjykatës
Kronika
December 03, 2024 - 10:52
Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin e fundit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.
Mirlinda Gashi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka deklaruar për RTKlive se i dyshuari tjetër do të dalë para gjykatës, ku edhe do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Ndryshe, lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, dy prej tyre janë ndaluar. Për njërin është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj.