Plagoset me thikë 41-vjeçari në Vlorë, në gjendje të rënduar në spital

Plagoset me thikë 41-vjeçari në Vlorë, në gjendje të rënduar në spital

Kronika December 01, 2024 - 21:52

Një 41 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Autori është një 51 vjeçar me precedentë penalë. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:27 në lagjen “15 Tetori” për motive të dobëta.

41 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews