Arrestohen tre persona në Prishtinë, ishin të kërkuar nga gjykata
Sot nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale për çka ishin të dënuar me burgim, transmeton Zeri.info.
Policia ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Personat e dyshuar:
-I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike,
-B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe
- A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare.