Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia
Dy persona janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Prizren.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se të njëjtët janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë, në poligonet e armëve.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur e sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gaz të kalibrit 9x19.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Kontrabandim me armë
Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtët janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gaz, kalibri 9x19. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri