Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar

Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar

Kronika November 25, 2024 - 10:36

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë gjyqësore prezentë janë familjarët e dr. Hafir Shalës, megjithatë pala e dyshuar mungon.

Derisa për herë të parë para të pranishmëve janë prezentë edhe katër dëshmitarë të rastit: Shaban Neziraj, Shukrije Shala, Fisnik Thaçi, Zahrije Podrimqaku, transmeton klankosova.tv.

Hafir Shala ishte arrestuar më 10 prill 1998 nga sigurimi shtetëror serb dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Image