Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, arrestohet edhe një i dyshuar

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, arrestohet edhe një i dyshuar

Kronika November 24, 2024 - 08:35

Dy persona u plagosën të enjten në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur menjëherë pas kryerjes së veprës.

Mirëpo policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj të shtunën. Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Pas të shtënave me armë, policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kishte gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore.

Po ashtu në një lokacion tjetër ishte gjetur dhe sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat.

Motivet e këtij rasti mbeten ende të panjohura, ndërkaq dy të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit gjithashtu janë cilësuar sit ë dyshuar për të cilët po ashtu është caktuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit. /Zëri