Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Kronika November 22, 2024 - 22:11

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri mesditën e sotme në Tropojë, ku mbeti i vdekur një 43-vjeçar.

Flordian Mulaj 35-vjeç, goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti, duke e lënë të vdekur në vend.

Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit, por dyshohet për motive banale.

Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës, u nisën drejt Tropojës.

Image