Dogana dhe Policia parandalojnë edhe nje rast tjetër të kontrabandës me mallra
Foto: Facebook

Dogana dhe Policia parandalojnë edhe nje rast tjetër të kontrabandës me mallra

Kronika November 22, 2024 - 16:09

Njësia e Taskë Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV.

Sipas njoftimit të Doganës thuhet se me datën 21.11.24 njësitet e lartcekura pas pranimit te informateve nga burimet zyrtare se postat e shpejta janë duke sjellur mallra te kontrabanduar nga RMV -RKS përmes rrugëve ilegale kane organizuar kontrolle, raporton Zeri,info.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 23:30 njësia e Task Forcës pas vëzhgimit dhe përcjelljes së një kombi të bardhë furgon me targa vendor i cili mallin e kontrabandur e kishte marrun ne zonen e brezit kufitar mes RMV-RKS, respektivisht në zonen e Vitisë.

Nga njësitet e lartcekuar është arritë te ndalohet në orët e vona automjeti i dyshuar afer depos ne Prishtinë.

Gjatë kontrollit është parë se kishte te ngarkuar mallra te ndryshme si: Dronë, Jelek antiplumb ,Atlete te falsifikuara qajra per dobësim tekstil të ndryshem etj. Vlera e mallrave sipas faturave dhe tregut èshte mbi 25.000 €.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Mallrat dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me raste mbete të mirren njësitet e doganes se Kosovës.