Vdes një person në Emergjencën e Gjilanit, nisin hetimet

Vdes një person në Emergjencën e Gjilanit, nisin hetimet

Kronika November 22, 2024 - 10:41

Një person ka vdekur të enjten në Emergjencën e Gjilanit.

Babai i tij është ankuar në Polici se ai kishte humbur ndjenjat dhe më pas kishte vdekur në Emergjencën e Gjilanit, për çka më pas zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës.

“Gjilan, 21.11.2024 - 13:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka vdekur. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri