Në pranga 18 persona në Prizren, kjo është arsyeja
Foto: Laura Hasani

Në pranga 18 persona në Prizren, kjo është arsyeja

Kronika November 22, 2024 - 10:09

Policia në Prizren ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Siç ka bërë të ditur Policia, sot pas orës 24:00, pas marrjes së një informate përmes rrugëve operative, Drejtoria Rajonale në Prizren, patrulla e Stacionit Policor të Prizrenit, ka shkuar në lokalin i cili gjendet në rrugën “2 Korriku” Prizren, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë hasur 18 persona, shtetas të Kosovës, brenda lokalit.

“Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një pistoletë, gjersa dy të dyshuar të tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika). Pistoleta, një karikator me shtatë (7) copë fishekë, si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim-teknikës, të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë”.

“Te gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në Stacionin Policor në Prizren, ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit iniciohet rastet ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm’, si dhe ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe të gjithë të dyshuarit ndalohen 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri