Arrestohet dhe më pas lirohet pejani që sulmoi nënën e tij
Kronika
November 21, 2024 - 09:55
Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ai kishte sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri