Ish-bashkëshorti tentoi ta fusë në veturë me forcë, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Ish-bashkëshorti tentoi ta fusë në veturë me forcë, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Kronika November 21, 2024 - 09:35

Një grua ka njoftuar Policinë se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë, ai ka tentuar ta fusë ish-bashkëshorten me forcë në veturë, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar me forcë ta fusë në veturë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri