Shtyhet seanca për rastin e kadetit Flordian Shabaj, gjykata urdhëron që Gërxhaliu të sillet me detyrim
Kronika
November 20, 2024 - 11:40
Seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj, e planifikuar për sot nga ora 09:30, është shtyrë për në orën 13:00.
Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të mungesës së mjekut të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ekspertit ligjor dhe prokurorit të Shtetit.
Gërxhaliu nuk ka mundur të jetë i pranishëm, ndërsa gjykata ka lëshuar urdhër për sjelljen e tij me detyrim. /Klan Kosova