Me propozim të mbrojtjes, të akuzuarit për 180 kg kokainë i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak
Në seancë e së martës, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bashkim Kolshi, avokatit Kujtim Kërveshi, të njëjtit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Lidhur më këtë propozim, avokati Kërveshi tha se Prokuroria Speciale nuk ka dhënë arsye me të cilën do të linte të besonte se nëse i mbrojturi i tij po të kishte ndonjë masë tjetër do të ndikonte në prova.
“Tani do ju lutesha që të vlerësoni kërkesën time për ndryshimin e masës, për shkakun se nder të tjera i mbrojturi im ka 2 vite e 8 muaj që qëndron në paraburgim”, tha avokati Kërveshi.
Lidhur me këtë propozim, trupi gjykues me kryetar, gjyqtarin Lutfi Shala, morën aktvendim më të cilin aprovuan këtë propozim, me arsyetimin se kanë pushuar arsyet për vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Aprovohet propozimi i avokatit Kërveshi dhe masa e paraburgimit ndaj të akuzuarit i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak. Ky trup gjykues vlerëson se tani më kanë pushur arsyet për te cilën ka vazhduar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti është që një kohë të gjatë nën këtë masë dhe që gjykata ka përfunduar me administrimin e provave personale dhe materiale, e ajo se çfarë ka mbetur në këtë fazë është dëgjimi i ekspertit, i cili nuk do të ndikoj në masën e sigurimit të të akuzuarit”, shtoi gjyqtari Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht gjatë kësaj seance, avokati Kërveshi kishte vërejte lidhur me propozimet shtesë të provave nga prokuroria speciale, Merita Bina-Rugova.
Avokati theksoi së Prokuroria Speciale ka kapërcyer të gjitha mekanizmat ligjor të paraparë në Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Tutje, avokati Kërveshi tha se është akoma më e pakuptim se si prokuroria ka kërkuar ndihmë për veprime hetimore pasi që është ushtruar aktakuza.
“Për të qenë edhe më e pakuptimit kjo situatë, ju lutem vini re se p.sh., tek prova një që ka të bëjë me raportin për sigurimin e gjurmëve, PSRK i kërkon ndihmë juridike ndërkombëtarë Republikës Federative të Gjermanisë, gjegjësisht përmes Danimarkës dhe prova e tillë sigurohet përmes veprimeve hetimore atje pas ushtrimit të aktakuzës dhe atë hiq më pak se pas 1 viti që ka nisur seanca përgatitore”, deklaroi Kërveshi.
Gjithashtu, i njëjti theksoi se i mbrojturi i tij është subjekt në dy shtete për të njëjtën çështje penel.
“Rasti i Bashkim Kolshit në Republikën e Danimarkës është akoma aktiv dhe Bashkim Kolshi këtu ndiqet në gjykim, atje e pret gjykimin”, shtoi Kërveshi.
Po ashtu, ai pati vërejtje edhe sa i përket veprimit hetimor, në të cilën i është vendosur një GPS në veturë të mbrojturit të tij, por që në shkresat e provave nuk dihet se kush e ka vendosur.
“Po ashtu në faqen 3 prokuroria flet për një GPS i montuar në veturën siç thotë prokuroria të tipit “Audi”, nuk kemi ide se kush e ka montu GPS-in në atë veturë. E kjo është për juridiksion të Gjermanisë, e nuk ka lidhje më atë danez”, tha tutje avokati.
Gjithashtu, avokati Kërveshi potencoi se me raportin e Institutit të Teknologjisë, e cila është propozuar si provë nga prokuroria vërtetohet ajo se çfarë është deklaruar që nga fillimi i këtij shqyrtimi nga ana e mbrojtjes.
“Te raporti i Institutit të Teknologjisë që është propozuar si provë, sipas metodave atje të matjes, të njëjtit kanë thënë se në “Audi” kanë mundur të vendosen nga 24 blloqe dhe gjithsej 18 kg kokian. Matematikisht Bashkim Kolshi thuhet se është subjekt në këtë procedurë për shkak se dikujt ja ka marr mendja se sa herë i njëjti ka udhëtu ka mujt me i pas kaq blloqe të matura në kerr”, shtoi avokati Kërveshi.
Po ashtu, ai në fund propozoi ballafaqim me ekspertin e Prokurorisë Speciale, pasi që sipas tij i njëjti nuk ka marrë parasysh deklarimet të cilat i ka dhënë i mbrojturi i tij.
“Eksperti i prokurorisë me gjithë se në eskpertiz thekson se i ka pas gjithë materialin përpara, askund në ekspertiz nuk ka nxjerrë asnjë vlerësim financiar në raport me borxhet të cilat nga i mbrojturi im ka theksuar se për të njejtat shuma ka deklaruar se nga kush i ka huazuar, ku i ka huzuar dhe se eksperitza e prokurorisë ka bërë vetëm një përshkrim tabelar nga parakontarat ne gjetjen në llogari bankare” tha Kërveshi.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.
Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019.