Policia gjen arsenal armësh në veri, dyshohet se kanë lidhje me rastin në Banjskë [foto]
Më datën 19.11.2024, pas pranimit të një informate, është kryer një kontroll në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan nga njësitet policore.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanoza (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë “AK-47”, granata dore dhe fishekë.
Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
1. 4 granata M75
2. Dy pushkë automatike AK 47
3. Gjashtë karikatorë me municion të “AK-47”
4. Një karikator i zbrazët
5. 156 fishekë të “AK-47”
6. 179 fishekë të “M48”
7. Një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
8. Tri palë pantallona
9. Katër jakne ushtarake
10. Dy jelekë taktikë
11. Dy gas maska
12. Dy çanta krahu ushtarake
13. 5 rripa ushtarakë të brezit
14. Një maicë e zezë.
Sipas Policisë, ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin “Bajnska”. /Zëri