Babai raporton se djali i tij është rrahur nga disa nxënës të një shkolle në Prishtinë
Kronika
November 19, 2024 - 09:27
Një person ka raportuar në Polici se djali i tij është rrahur nga disa nxënës të një shkolle.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Zëri