Voziti nën ndikim të alkoolit, gjilanasi dënohet dhe i ndalohet për tre muaj ngasja e veturës
Foto: Ilustrim

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjilanasi dënohet dhe i ndalohet për tre muaj ngasja e veturës

Kronika November 18, 2024 - 09:52

Policia e Kosovës shqiptoi dënim ndaj një personi, pasi nën ndikimin e alkoolit me 0.95 për qind voziti veturën e tij në Gjilan.

Sipas një njoftimi për media, gjoba e shqiptuar është në vlerë prej 200 eurove, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike prej tre muaj.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) eurove, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajsh ndaj kundërvajtësit, i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 për qind, matje me alkool test”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

Image