Katër të lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje
Kronika
November 15, 2024 - 19:59
Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar”, tha Rexhepi-Gërxhaliu.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme. /klankosova