E mitura në Drenas raporton se u abuzua seksualisht pasi iu dha kokainë
Një e mitur ka raportuar në Policinë e Drenasit se është abuzuar seksualisht pasi i dyshuari fillimisht i kishte dhënë substancë narkotike të llojit kokainë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor.
I dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan Zeri.info.
Ai po hetohet për veprën penale “Intoksinimi i personit tjetër me narkotik ose substanca psikotrope”.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
INTOKSINIMI I PERSONIT TJETËR ME NARKOTIK OSE SUBSTANCA PSIKOTROPE
Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri