Prokuroria për therjet në Ferizaj: I dyshuari i sulmoi për shkak të përkatësisë etnike

Prokuroria për therjet në Ferizaj: I dyshuari i sulmoi për shkak të përkatësisë etnike

Kronika November 13, 2024 - 14:12

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit F.I., për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj.

Prokuroria tha se ai po dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, F.I. më 11 nëntor, në orën 15:30, ka tentuar t’i privojë nga jeta dy të mitura, që po ecnin rrugës, duke i goditur me thikë në pjesë të shpatullave, e vepra është kryer me dashje për shkak se viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit pakicë në Kosovë.

“Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë ‘Verona’ , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta, në rrugën ‘Halim Spahiu’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtar i komunitetit RAE. Në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën për media, përcjell Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin me thikë në Ferizaj

Ferizaj, 13 Nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I., për rastin e sulmit të katër (4) personave me thikë në qytetin e Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 Nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta dy të mitura- pjesëtarë të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë”nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nen 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. /Zëri