Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i merret patenta për tre muaj gjilanasit
Vozitësit të një veture në Gjilan i është shqiptuar gjobë prej 200 eurove, tri pikë negative, si dhe masën e përkohshme të ndalimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh, pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, është hasur duke vozitur 83 km/h.
Po ashtu Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, përmes një njoftimi për media, apeloi te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit, i cili në qytetin e Gjilanit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 83 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.