Prizrenasi gjen kuletën me mbi 500 euro, e dorëzon në Polici
Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë, në të cilën kishte shuma parash dhe dokumente personale.
Policia ka njoftuar se ky gjest i mirë është bërë nga qytetari me inicialet A.D., ndërsa kuleta me 530 euro dhe dokumentet personale i është dorëzuar pronarit, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura
Prizren, 08 nëntor 2024
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol, të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) eurove dhe një (1) dollar amerikan.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm, falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.