Po trajtohej që nga tetori, vdes në QKUK burri që u aksidentua në Sfaraqak të Vushtrrisë

Po trajtohej që nga tetori, vdes në QKUK burri që u aksidentua në Sfaraqak të Vushtrrisë

Kronika November 07, 2024 - 09:49

Dje ka vdekur personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 19 tetori i këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte marrë lëndime nga një aksident që kishte ndodhur në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë, transmeton Zeri.info.

“Vdekje e të tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. I dyshuari gjendet në arrest shtëpiak. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri