Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale

Kronika November 06, 2024 - 16:17

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave nën dyshimin për disa vepra penale.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, aktakuza është ngritur për veprat penale fajde, detyrim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera. /Zëri