Gjashtë të lënduar në aksidentin mes taksisë dhe policisë, mes tyre katër policë
Kronika
November 06, 2024 - 08:57
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i taksisë, një femër që dyshohet se ishte pasagjere dhe katër zyrtarë policorë, transmeton Zeri.info.
“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke e drejtuar makinën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë, ka goditur veturën zyrtare policore, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore pëson i dyshuari, si dhe pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj - zyrtarë policorë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri