Taksisti që u aksidentua sot me veturë të Policisë, në gjendje të rëndë

Taksisti që u aksidentua sot me veturë të Policisë, në gjendje të rëndë

Kronika November 05, 2024 - 22:20

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku të përfshira kanë qenë dy vetura, njëra e një kompania taksie dhe tjetra veturë zyrtare e Policisë.

Siç ka mësuar “Zëri” taksisti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas informatave është në gjendje të rëndë.

Ndryshe Policia gjatë ditës ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur rreth orës 04:00.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhej në konfirmimin e policisë. /Zëri