Noizy dorëzohet në Polici, ishte në kërkim për rastin në Pejë
Kronika
November 05, 2024 - 12:29
Reperi Noizy është dorëzuar në Policinë e Kosovës, në Drejtorinë Rajonale në Pejë, pasi ishte në kërkim.
Këtë për Nacionale e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim më 5 gusht të këtij viti, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Noizy dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, për veprën penale “Lëndim trupor”. Për të njëjtin rast i akuzuar ishte edhe reperi tjetër i Shqipërisë Stresi, që u lirua me dorëzani më 2 tetor.
Nacionale ka kapur momentin e dorëzimin e tij në Polici.