Policia në kërkim të një të dyshuari për ngacmim, ia publikon fotografinë
Kronika
November 05, 2024 - 11:25
Policia e Kosovës, me autorizim nga Prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të “Ngacmimit”.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në muajin prill 2024.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe fton qytetarët që posedojnë informacione që mund të çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e tij të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192.
Çdo informatë do të trajtohet me konfidencialitet për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij rasti.