Dy aksidente në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Veternik, lëndohen disa persona
Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në dajle të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se fillimisht ishte raportuar për një aksident në atë lokacion por pas daljes në vendin e ngjarjes është raportuar edhe për një aksident tjetër.
“Sonte ne oret e mbremjes eshte raportuar per nje aksident trafiku ne autostraden “Ibrahim Rugova” dalja e autostrades Veternik – Bresje 3. Policia e Kosoves, konkretisht njesitet kompetente policore kane dal ne vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se behet fjale per dy aksidente ne te njetin lokacion dhe jane te perfshira disa automjete”, thotë Hoxha.
Tutje Hoxha ka thënë se nga këto aksidente kanë mbetur disa persona të lënduar, ku dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Ne kete faze raportohet per disa te lenduar dhe te njejtit jane percjell per trajtim mjeksor. Per gjendjen e tyre mund te ju adresoheni sherbimeve emergjente”.
Ai ka bërë apel nga pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes pasi që 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë periudhës janar-shtator 2024.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kerkojme nga te gjithe pjesmarrsit, ne veqanti shoferet qe gjate qarkullimit ne rrugë te jene me te kujdesshem dhe te iu permbahen rregullave te percaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, ne te kunderten masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimesi”, ka thënë Hoxha.