Prokuroria në Gjakovë me aktakuzë ndaj një personi për trafikim me njerëz
Foto: Laura Hasani

Prokuroria në Gjakovë me aktakuzë ndaj një personi për trafikim me njerëz

Kronika November 04, 2024 - 16:22

Që nga muaji mars i vitit 2021 deri në janarin e këtij viti i pandehuri A.P ka marr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Prandaj, sipas Prokurorisë në Gjakovë, me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ i përcaktuar me Kodin Penal.

Në bazë të kësaj aktakuze, ky organ i ndjekjes në Gjakovë i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor sipas ligjit për veprën penale e cila e ngarkon atë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.P., për veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së. Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.