Dogana kap mallra të padeklaruara, vlera e tyre mbi 25 mijë euro
Kronika
November 04, 2024 - 16:19
Njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet me targa vendore duke kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në territorin e Kosovës gjatë ditës së shtunë.
I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra si në vijimë:
“Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope filtera gjithsej 550000 copë , 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg, 120 pako me (bambusa) kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25 mijë euro.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor.