Vdes infermierja e Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Kronika
November 03, 2024 - 14:54
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të infermieres së vyer të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.
Në një njoftim, SHSKUK-ja theksoi se infermierja Kurti, e cila shërbeu për mbi 20 vjet në këtë institucion, ishte e njohur për aftësitë e saj profesionale dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve.
“Infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve”, theksoi SHSKUK në njoftim.
SHSKUK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, stafin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe pacientët që ajo i shërbeu me kaq përkushtim ndër vite.