Detaje për aksidentin me fatalitet në Kllokot, viktima ishte pasagjerë në veturën që u vetaksidentua
Policia ka dhen edhe sot detaje për aksidentin e ndodhur të premten pasmesnate në rrugën Kllokot – Viti.
Si pasojë e këtij aksidenti një i ri ka humbur jetën, ndërsa policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin i cili është rrokullisur dhe ka dal jashtë rrugës.
Viktima e këtij aksidenti është i riu Besnik Kurteshi, i cili sipas policisë ishte pasagjerë në veturë, transmeton Zeri.info.
“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes pasagjeri viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e 24-orësh të Policisë. /Zëri