Ishte shpallur në kërkim, arrestohet Fisnik Qenaj
Kronika
October 31, 2024 - 10:51
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar për arrestimin e Fisnik Qenajt, i cili ishte shpallur nga PK-ja si person në kërkim që nga data 15 gusht.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se Qenaj ishte i përfshirë në një rast të “Lëndimit të rëndë trupor”.
“Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri