Shoqërohen në Polici mbi 10 persona për atentatin në Shkodër, mes tyre dhe Safet Bajri
Kronika
October 31, 2024 - 08:16
Mbi 10 persona janë shoqëruar në Polici e mes tyre edhe Safet Bajri, i cili pas dhënies së deklaratës është larguar sërish për në banesën e tij.
Këta persona dyshohet se kanë informacion ose kanë qenë në konflikt me shënjestrat e atentatit të ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa një tjetër është ende në gjendje të rëndë.
Viktimë e atentatit mbeti Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Arlind Bushati djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati dhe Flutura Basha një kalimtare e rastit.
Ndërkohë mbeti i plagosur dhe është ende në gjendje të rëndë Bashkim Basha.